Kjo që ka ndodhur këtë vit në Superligë, nuk ka ndodhur kurrë në futbollin e Kosovës nga viti 1991

Për herë të parë që nga pavarësimi i futbollit në Kosovë me 1991, është mbyllur komplet një edicion pa asnjë takim me rezultat zyrtar 3:0.

Në sezonet e kaluara kjo dukuri ka qenë  prezent, ku skuadrat nuk kanë udhëtuar fare ose kanë gabuar në futjen e lojtarëve me kartonë.

Këtë vit janë zhvilluar 198 duele në fushë dhe të gjitha janë mbyllur atu.

Në Kupë ka pasur ndeshje që kanë mbaruar me rezultat zyrtar. /olle/