Të shumtë janë rastet kur futbollistë të ndryshëm shqiptarë kanë dy zgjedhje dhe dyshime rreth Kombëtares, por rasti i Loret Sadiku është më i pazakonti.
Fillimisht kërkonte të luante për Suedinë, më pas e ndërroi vendimin e tij, duke bërë shkresën në FIFA që t’i bashkohej Shqipërisë.
Në organizmin më të lartë të futbollit, rregulli është i qartë: “Një lojtar, nuk ndërron më shumë se dy Kombëtare”. Por futbollisti që luan në Turqi, nuk dëshironte t’i bashkohej Shqipërisë.
Christian Panucci e ftoi së fundmi duke e thirrur te Kombëtarja shqiptarja, por Sadiku iu justifikua se ishte i dëmtuar.
Menjëherë nisën lajmet e dëshirës së madhe të tij për t’iu bashkuar Kosovës, por një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të ndodhë.
Sipas “Indeksonline”, FIFA shprehet qartë në rregullin e saj, se Sadikut nuk mund t’i jepet mundësia për një zgjedhje të tretë, transmeton Gazeta Olle.