Kjo ndeshje e Ligës së Kampionëve zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pasi bëri histori në fazën e grupeve, KFF Mitrovica pritet të ketë sot sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve për femra.

Sot vashat ‘mintatore’ do ta kenë përball një nga skuadrat më të fuqishme në futbollin femëror, shkruan Gazeta Olle.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë, Wolfsburg pritet të jetë rival i vashave të Mitrovicës.

Fotografia e KFF Mitrovica

Në “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00, Mitrovica do të luajë për herë të parë në fazën e 32 skuadrave më të mira në Evropë për femra.

Kurse bileta për ta parë këtë ndeshje pritet të jetë falas./Gazetaolle

Fotografia e KFF Mitrovica