Kjo ishte oferta që bëri Juventusi për Neymarin

Saga e Neymar filloi me hapjen e afatit kalimtar dhe përfundoi pa ndonjë zgjidhje.

Braziliani mbeti në Paris, në ekipin që doli publikisht se nuk dëshiron të jetë më.

Pati oferta e bisedime nga klube të ndryshme si Barcelona, Real Madrid e Juventus, megjithatë asnjë nuk u finalizua.

Ndërsa, BBC raporton se është zbuluar oferta që Juventus i kishte bër Parisit për sulmuesin brazilian.

Bianconeri i ofroi skuadrës franceze 100 milionë euro plus Paulo Dybala, i cili ishte i lidhur me klubin gjatë gjithë verës. Natyrisht, PSG e hodhi poshtë ofertën duke i thënë jo edhe Barcelonës.