Kjo ishte festa e Prishtinës në dhomat e zhveshjes

FC Prishtina e siguroi një kualifikim historik në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.

Bardhekaltrit e mposhtën sonte me rezultat të thellë, 5:0 ekipin nga Gjibraltari, Europa FC dhe pasi kishin barazuar në duelin e parë javën e kaluar, 1:1, e kaluan rrethin parakualifikues të këtij evenimenti.

Dhe, festa e prishtinasve ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, siç shihet në këtë fotografi, të postuar nga mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani.

Image

Prishtina ka zhvilluar lojë të mirë, ndërsa golat janë shënuar nga Dallku (2), Januzi, Pefqeli dhe Mankenda.

Festa e Prishtinës nuk do të zgjasë shumë pasi fillon koncetrimi për ndeshjen e radhës.