Kjo fushë është e një skuadre të Ligës së Parë, edhe Superliga do t’ia kishte lakmi

Ekipe e Superligës dhe Ligës së Parë, janë duke u përgatitur maksimalisht për edicionin e ri të garave.

Madje disa nga skuadrat kanë shtuar intensitetin e ushtrimeve, duke u stërvitur nga dy herë në ditë.

Edhe skuadra gjakovare FC Vëllaznimi, është në vrullin e punës, ekipi ky i cili po përgatitet që të tregohet e suksesshme në këtë sezon të ri.

Por,futbollistët e FC Vëllaznimi, fatmirësisht kanë kushtet mjaft të përshtatshme dhe moderne për t’u stërvitur. Një foto e publikuar sot nga faqja zyrtare e klubit gjakovar, flet më së miri për gjendjen e fushës së skuadrës  kuqezi.

fushaa1