Kjo foto ekskluzive nga Ibiza, zbulon skuadrën e re të Verrattit (FOTO)

Marco Verratti është objektiv i madh i Barcelonës. Marco Verratti është ëndrra e Barcelonës për transferim në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germain.

Kurse, nga pushimet në Ibiza ai ka dhënë sinjal të gatishmërisë për transferim te gjiganti katalan.

Verratti është fotografuar duke mbajtur në duar ballinën e gazetës sportive nga Barcelona, “Mundo Deportivo” që shkruan për interesimin e klubit katalan për transferimin e tij.

Ndërkohë, emri i Andre Gomes është kthyer të përflitet për një transferim të mundshëm tek Juventus ose Manchester United.

Sipas së përditshmes “AS”, si bardhezinjtë, ashtu edhe “Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë një tentativë tjetër për mesfushorin e Barcelona-s dhe kombëtares portugeze.

Me pak fjalë, do të jetë një “replay” i asaj që ka ndodhur verën e kaluar, kur ish-lojtari i Valencia-s vendosi të transferohej te katalanasit për një shifër të përafërt me 35 milionë euro.

Por në sezonin e tij të parë me “blaugrana”-t gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë mirë për 23-vjeçarin, i cili i ka nisur shpesh ndeshjet nga stoli, duke mos arritur të përsërisë paraqitjet e mira të bëra në radhët e Valencia-s.

30 ndeshje në La Liga, për një total prej 1590 minutash, për një lojtar që para disa muajsh, sipas shtypi spanjoll, është përfshirë nga Messi në listën e zezë të lojtarëve që nuk duhet të luanin më për Barcelona-n.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-GOMES