Kjo është tifozja më ‘hot’ e Prishtinës (FOTO)

Diellza Kolgeci nuk ka shumë nevojë për prezantim.

Ish-mis Kosova, këngëtarja, aktorja dhe modelja e njohur e cila merret edhe me avokati, është marrë edhe me sport, raporton Gazetaolle.com.

Diellza në një intervistë për Gazetaolle.com rrëfen se që në fëmijëri është marrë me sport dhe se këtë ‘zanat’ e ka trashëguar nga prindërit. “Jam marrë me sport që në moshën 3-vjeçare pasi që edhe prindërit e mi janë marrë me sport. Sporti ka qenë çdo herë pjesë e jetës time dhe ende e praktikoj. Më pëlqejnë të gjitha sportet, por më së shumti noti me të cilin edhe merrem madje edhe gjatë dimrit. Merrem edhe me skijim si dhe me tenis ku kam qenë edhe garuese, gjithashtu luaj edhe ping-pong. Deri në adoleshencë kam luajtur edhe futboll. Megjithatë, skijimi, noti dhe tenisi mbeten sportet më të preferuara”, ka thënë Diellza Kolgeci për ‘Olle’.

Ajo assesi nuk i ndahet sportit. “I përcjelli tenisin, basketbollin dhe kur jam në SHBA, shkoj edhe në palestra të NBA-së. Gjithashtu, e përcjelli sa herë kam kohë edhe Prishtinën në palestër”, përfundoi Diellza Kolgeci. /Olle

    

loading...

Loading...