Kjo është super vetura e Valon Berishës

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, ua ka treguar veturën e tij luksoze ndjekësve të tij në Instagram.

Këtë fotografi, Berisha e ka shfrytëzuar edhe për ta dërguar një urim special për ndjekësit e tij.

“Paçi një ditë të bekuar, të gjithë”, shkruan Berisha në Instagram, derisa shihet ulur në super veturën e tij, transmeton Gazeta Olle.

Berisha është gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kosovës, dhe njëri nga lojtarët më të dalluar, përkundër se te skuadra italiane nuk po ka shumë minuta në fushë.