Kjo është skuadra me sulmin më të mirë në Kosovë

Feronikeli që është edhe lider në Superligë është skuadra me sulmin më të mirë në Superligë.

Skuadra nga Drenasi ka 36 gola deri më tani të shënuara në 24 ndeshje kampionat.

Shënuesi më i mirë i kësaj skuadre është Mevlan Zeka me shtatë gola dhe Mendurim Hoti me gjashtë e Mentor Zhdrella me pesë.

Dy skuadrat tjera me sulm efikas janë edhe Trepça ’89 (33 gola) dhe Llapi (32 gola).

Skuadrat me sulmin më të dobët janë  Istogu (16) dhe Vushtrria (15). /olle/