Kjo është skuadra kosovare që kishte më së shumti të huajë ndonjëherë (Foto)

Në ditët e fundit temë debati në futbollin e Kosovës është bërë lojtarët e huajë që kanë zbarkuar dhe pritet të zbarkojnë.

Prishtina ka një të huaj dhe pritet t’i vijnë edhe shtatë të tjerë. 89-shi ka tre, ndërsa tre apo katër mund t’i vijnë edhe te Istogu.

Por a e dini se cila është skuadra që ka pasur më së shumti lojtarë të huaj brenda një kampionati?

Pa dyshim që është Llapi. Llapi i Emin Ajvazit i cili ishte inkuadruar në Superligë në vitin 2002-2003 kishte tetë të huajë, shkruan GazetaOlle.com.

Llapi kishte plot tetë të huajë në këtë kohë. Pesë lojtarë ishin brazilian dhe tre bullgarë.

“Sa kam qenë në Llap, së pari i kam pasur pesë lojtarë të Shqiperisë kur e kam kthyer në Superligë direkt nga Liga e Dyte kur është formuar Superliga”,

“Kurse në Superligë kam pasur pesë brazilian dhe tre bullgar. Siç dihet brazilianët për herë të parë kanë luajtur në Llap. Kanë qenë lojtarë tepër kualitativ, por në atë kohë terrenet kanë qenë për mjerim, po të ishin në këtë kohë do të bënin bum në Superligë”, ka thënë Ajvazi për Gazetaolle.com.

Në foton më poshtë në një ndeshje kishin startuar katër brazilian, tre bullgar dhe katër lojtarë shqiptarë të Kosovës./Gazetaolle/

llapi 8 te huaj