Kjo është skuadra e parë e Superligës që i gëzohet rikthimit të KB Pejës në Superligë

FBK sot ka vendosur për rikthimin në elitën e basketbollit kosovar, skuadrën e Pejës.

Tashmë pas këtij rikthimi Peja pritet të jetë një nga skuadrat që pritet ta ketë fjalën e fundit në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Olle.

E këtij rikthimi i është gëzuar skuadre e Rahovecit e cila e ka përshëndetur vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Njoftimi nga KB Rahoveci:

KB RAHOVECI PËRSHËNDET VENDIMIN PËR KTHIMIN E PEJËS NË SUPERLIGË

Klubi i Basketbollit Rahoveci mirëpret dhe përshëndet vendimin e bordit të FBK-së për kthimin e Klubit të Basketbollit Peja në Superligë. KB Rahoveci vlerëson se Peja është skuadër me traditë dhe prezenca e saj në elitën e basketbollit kosovar do të risë edhe më shumë konkurrencën në garë, gjë që garantohet rritja e cilësisë por edhe nxjerrjen e gjeneratave të reja, për çka ka nevojë më së shumti basketbolli në vendin tonë.

URIME PEJE

Fotografia e KB Rahoveci