Kjo është skuadra e dytë që siguron kalimin në finalen e Ligës së Parë!

Ka përfunduar ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll për ekipet e Ligës së Parë.

Në ndeshjen e sotme, As Prishtina ka fituar ndaj Dritës së Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.

96:71, ishte rezultati final i takimit, në një ndeshje të dominuar nga prishtinasit.

Kësisoj, në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për Ligën e Parë priten të takohen, Vëllaznimi – As Prishtina.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër nga ora 14:00 në Rahovec.