Kjo është rruga e Real Madridit dhe Liverpoolit deri në finale

Real Madrid dhe Liverpool do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet me 26 maj në Stadiumin Olimpik të Kievit.

Kjo është rruga që dy skuadrat kaluan për të arritur deri në këtë fazë.

Real Madrid

Skuadra e Zinedine Zidane u rradhit në Grupin H së bashku me Tootenhamin, Dortmundin dhe APOEL-in.

Madrilenët u renditën të dytit në këtë grup pas Spursave me 13 pikë pas katër fitoreve, 1 barazimi dhe një humbje, shkruan indeksonline.

Në 1/8 e finales, Real Madrid u takua me PSG-në të cilën e mposhti në të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 5-2. Në Santiago Bernabeu madrilenët fituan me rezultat 3-1 ndërsa në Paris fituan me rezultat 1-2.

Në çerekfinale ata për kundërshtar kishin Juventusin. Në ndeshjen e parë në Torino fituan me rezultat të thellë 0-3 ndërsa në Madrid u mposhtën me rezultat 1-3 duke u kualifikuar falë një penalltie në minutat shtesë.

Ndërsa në gjysmëfinale Real Madrid eliminoi Bayern Munchenin. Edhe pse zhvilluan një ndeshje më të dobët në krahasim me kundërshtarët, skuadra e Zidane triumfoi me rezultat të përgjitshëm 4-3. Në Alianz Arena fituan me rezultat 1-2 ndërsa në Santiago Bernabeu barazuan 2-2.

Në finale Real Madrid vjen pas 8 fitoresh, dy humbjesh dhe dy barazimesh.

Liverpool

Skuadra e Klopp u radhit në Grupin E së bashku me Sevillën, Spartakun e Moskës dhe Mariborin. Pas gjashtë ndeshjesh Liverpooli u rendit në pozitën e parë me tri fitore dhe tri barazime, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen e 1/8 Liverpool eliminoi Porton të cilën e mposhti me rezultat 5-0 duke iu referuar rezultatin në Anfield pasi që ndeshja kthyese në Portugali përfundoi pa gola.

Çerekfinalja për “Reds” ishte ndeshja më e vështirë ku për kundërshtar kishin Manchester Cityn. Mirëpo në të dy ndeshjet arritën të triumfojnë me rezultat të përgjithshëm 5-1. Në Anfield ata fituan me rezultat 3-0 ndërsa në Ettihad fituan 2-1.

Në gjysmëfinale Liverpooli eliminoi Romën me dy ndeshje me shumë gola por me avantazh të ngushtë. Në Angli ata fituan me rezultat 5-2 ndërsa në Romë u mposhtën me rezultat 2-4.

Në finale Liverpooli kalon pas shtatë fitoresh, katër barazimesh dhe një humbje. /Indeksonline/