Kjo është pengesa e vetme për transferimin e Kumbullës te Interi

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në futbollin italian.

Kumbulla mbetet objektivi kryesor për Interin në mbrojtje, por për momentin pengesë bëhet kërkesa financiare për kartonin e 20-vjeçarit.

Verona kërkon 25 milionë euro për shqiptarin.

Për mbrotjësin e talentuar janë të interesuar edhe disa skuadra italiane si: Napoli, Lazio dhe Juventusi.

Kurse, nga Premierliga të interesuarë për Kumbullën janë edhe Manchester Unitedi.