Kjo është njëra ndër mundësitë e Bashës

Mesfushori Migjen Basha është në kërkim të një ekipi të ri. 28-vjeçari pas përvojës te Torino mund të qëndrojë përsëri në Serinë A. Një mundësi për të paraqitet Frozinone, që e ka siguruar ngjitjen në ligën e parë të futbollit italian. Ky është lajmi i publikuar nga faqja e specializuar www.tuttomercatoweb.com.

Një alternativë e mirë, pasi për futbollistin shqiptar duhet shpenzuar vetëm për pagën. Megjithatë ofertat për të vijnë edhe nga jashtë Italisë. Së fundi janë shtuar ato nga Turqia dhe Spanja, por nuk bëhet i ditur asnjë ekip.