Kjo është lista zyrtare e Kosovës për ndeshje e sotme ndaj Islandës!

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të nis sot fazën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2023.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Dardanët do të jenë nikoqir të Islandës, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë takim që fillon nga ora 19:00, trajneri i Kosovës ka përzgjedhur 12 lojtarët që do të na përfaqësojnë.

Lista zyrtare e trajnerit Christos Marmarinos: Berisha, Hajrizi, Azemi, Kastrati, Rugova, Morina, Tmusic, Zekiqi, Jones, Zenelaj, Bunjaku, Mekaj.

Ndërsa, basketbollistët që nuk i mbushën syrin grekut janë: Veseli, Morina, Ismaili, Grosha dhe Karanezi./Gazeta Olle