Kjo është kompania prestigjioze që dizajnon dhe prodhon fanellat e Kombëtares së Kosovës

“Jo vetëm një furnizues. Është bashkëlojtari juaj më i mirë”.

Kjo është motoja e kompanisë Fourteen, e njohur në Zvicër dhe gjetiu për dizajnimin dhe prodhimin e fanellave dhe rekruizitave sportive.

Fourteen tash e dy vjet ka qenë përgjegjëse për ‘dukjen’ e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës në fushën e lojës.

Kompania me renome nga Zvicra bën prodhimin e fanellave të Kosovës në futboll, duke ofruar gati çdo herë dizajne të ndryshme dhe shumë të veçanta.

Duke filluar nga fanellat standarde me përzierjen e ngjyrave verdhë dhe kaltër e deri tek fanella e veçantë me ngjyrë të zezë e njohur si ‘Kosova Special Edition’.

Fourteen ka marrëveshje me shumë klube të futbollit dhe sporteve tjera në Zvicër dhe jashtë saj, duke qenë “bashkëlojtari i tyre”. Kjo kompani edhe për së paku dy vitet e ardhshme do të përkujdeset për fanellat e Kosovës. /Gazeta Olle/

Fanella e veçantë e Kosovës