Kjo është e veçanta e disa ndeshjeve të Kupës që zhvillohen në mesjavë

Për të kursyer fushat kryesore, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet kampionale, shumë skuadra që janë në rrethin e katërt të DigitAlb kanë bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, që sfidat që luhen të mërkurën e ardhshme t’i zhvillojnë në fusha me bari sintetik.

Zyrtari i FFK-së, Adem Çollakaj ka thënë se për ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës, këto fusha i plotësojnë kriteret, kështu që Komisioni u ka dhënë dritën e gjelbër që t’i luajnë ndeshjet.

kupa

“Pas kërkesës së disa klubeve që ndeshjet e këtij rrethi të Kupës që luhen në mesjavën që vjen t’i zhvillojnë në fusha me bari sintetik, ne si komision kemi dalë në terren dhe kemi konstatuar se disa stadiume ndihmëse i plotësojnë kriteret, siç është ai në Drenas, pastaj në Ferizaj etj., pra shumica e ndeshjeve të Kupës do të luhen në fushat ndihmëse”, ka përfunduar Adem Çollakaj.

Ndeshjet që do të luhen në terren me bari sintetik: Ballkani – Gjilani, Vëllaznimi – Rahoveci, Istogu – Drita, Drenica – Arbëria.

ferizaj ujqit