Kjo është dhurata e madhe e serbëve për ‘patriotin’ Tumbakovic

Ljubisa Tumbakovic të premten mbrëma u bë kryelajm në shumicën e mediave evropiane për vendimin e tij të çuditshëm para ndeshjes me Kosovën.

Tashmë ish-përzgjedhësi serb i Malit të Zi, refuzoi ta udhëhiqte skuadrën malazeze për sfidën ndaj Kosovës, duke njoftuar federatën vetëm disa orë para se të fillonte takimi, shkruan GazetaOlle.com.

Sipas mediave malazeze, ky vendim i Tumbakovic erdhi pas presionit enorm nga Beogradi, madje edhe në kërcënimet me jetë që mori ai dhe familja e tij.

Por, duket se e gjithë kjo ngjarje do ta ketë një dhuratë në fund për ish-përzgjedhësin e Malit të Zi. Njeriu i turpit të së premtes mund të bëhet me skuadrë të re qysh këtë fundjavë.

Shumë tifozë serb kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Serbisë që ta shkarkojnë përzgjedhësin e tyre aktual, Mladen Krstajic dhe ta zëvendësojnë pikërisht m Tumbakovicin.

Krstajic pritet të shkarkohet pasi Serbia u turpërua 5:0 nga Ukraina në udhëtim, duke u futur në fushë me një formacion super-sulmues dhe të çuditshëm 3-5-2.

Tumbakovic mund ta udhëheq Serbinë qysh në ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë. /Gazeta Olle/