Kjo është data e shpalljes së laureatëve nga FFK

Manifestimi tradicional i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për shpalljen e Laureatëve për Vitin 2016, do të mbahet më 14 janar 2017, në hotel “Emerald” në orën 19.45.

Përveç formacionit të vitit me futbollistët nga Vala Superliga e Kosovës e një mori çmimesh tjera, pritet të shpallet edhe futbollisti i vitit 2016.

Në këtë drejtim, konkurrenca është tejet e madhe. Kujtojmë se Enis Alushi e kishte fituar këtë epitet vitin e kaluar.

loading...