Kjo deklaratë e Ismet Beqirit, nuk do t’i pëlqejë askujt në Drenicë

Stadiumi i ri Nacional i Kosovës do të ndërtohet në fshatin Korreticë të Drenasit, transmeton GazetaOlle.com.
Në fillim është pritur që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës, por tashmë është vendosur që ai të ndërtohet në Drenas.

ffk reklama
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, mendon se stadiumi i ri është dashur që të ndërtohet në Prishtinë. “Prishtina është kryeqytet dhe i ka takuar stadiumi Nacional. Nuk pajtohen që stadiumi të ndërtohet diku tjetër.
Është bërë projekti për Bërnicë dhe është dashur që të zbatohet. Nuk kam asgjë kundër Drenasit apo Drenicës, por stadiumi i takon Prishtinës”, ka thënë Ismet Beqiri për emisionin Sporti Total në KTV.
Kujtojmë se Stadiumi Nacional është premtuar që nga viti 2014.
Ky stadium do të ndërtohet me ndihmës e Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë ë Kosovës. /Gazeta Olle/

stadiumi nacional

stadiumi3