Kjo çfarë ndodhi në ndeshjen Fushë Kosova – Dukagjini, nuk ka ndodhur moti në futbollin kosovar

Fushë Kosova – Dukagjini, ndeshja e xhiros së 12-të në Ligën e Dytë nuk është zhvilluar fare.

Krejt kjo pasi që skuadra mysafire e Dukagjinit nuk ka udhëtuar për tu përballur me “Pampurat”, shkruan Gazeta Olle.

“Fushë Kosova – Dukagjini 3:0. Ndeshja nuk ka filluar për shkas të mungesës së ekipit mysafir dhe si rezultat vjen fitorja në tavolinë”, shkruan faqja zyrtare  e Fushë Kosovës.

Skuadra “bardhëekaltërt” gjendet në pozitën e dytë në tabelë dhe është në rrugë të mirë drejt inkuadrimit në Ligën e Parë.

Kurse, gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe dy takime, Dardanët fituan 2:0 ndaj Lepencit, ndërsa po 2:0 fitoi edhe Gjakova ndaj Galaksisë./GazetaOlle