Kjaer: Portugali, mposhte Shqipërinë

Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, ka thënë që shpreson që Portugalia ta mposhtë Shqipërinë në ndeshjen e radhës.

“Normalisht që nuk mund të jemi të kënaqur, sepse ishte një ndeshje që duhej fituar. Ne duhet ta bëjmë punën tonë ndaj Armenisë dhe shpresoj që Portugalia ta mposhtë Shqipërinë”, deklaroi Kjaer.

Ai e pësoi një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Kombëtares kuqezi, prandaj paraqitja e tij ndaj Armenisë është në dyshim. /Olle