Kinezët arrijnë në Kosovë (FOTO)

Në orët e mbrëmjes së të enjtes, ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, Kombëtarja e Kinës në hendboll.

Kinezët do të jenë pjesëmarrës të kampionatit të parë të organizuar në Kosovë për shtetet në zhvillim.

Kampionati nis të shtunën me takimin Kosova – Armenia.

16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje, si: Kosova, Australia, Ishujt Faroe, Armenia, Andorra, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia,Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia e Uruguai.

Ky është edicioni i parë i kësaj ngjarje dhe organizimi iu është besuar Federatës së Hendbollit të Kosovës. Me 20 qershor hapet perdja e këtij edicioni me ndeshjet që do të zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe në Palestrën e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini, tha se ceremonia e hapjes zyrtare do të bëhet në kryeqytet në orën 18.00.

kinezat kina