Kika – Ferizaj, vendasit goditën gjyqtarin me gurë

Ndeshja e shumëpërfolur mes Kikës dhe Ferizajt, nuk ka kaluar pa incidente.

Sipas raportit nga vëzhguesi, gjyqtari anësor R.Hyseni është qëlluar me guri nga vendasit, raporton “GazetaOlle.com”.

Falë intervenimit të policisë nuk kishte ardhur deri tek më e keqja.

Ndeshja, kishte përfunduar 0:0, kurse vendasit kishin shfaqur pakënaqësi të mëdha në gjyqtarin kryesor, Bajram Gashi.

 

Më poshtë mund të shihni vendimet e Komisarit të Garave

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 24-t të Liges se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Liges se Pare së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj  KF”Kika” ( motivi- leshim ne organizimin e ndeshjes ku pas perfundimit te ndeshjes eshte goditur referi anesor R.Hyseni m enje gure nga nje  shikues i pa ndergjegjshem por fal intervenimit te policis nuk erdhi deri te me e keqja ne ndeshjemn Kf Kika Kf Ferizaj e zhvilluare ne Hogosht me date 08.04.2018) sipas raportit  dhe protokolit te ndeshjes.

2. Ndaj mjeku te Kf “Kika “Bislim Agaj me nr Id 007095m65 (motivi- largim nga bankina per shkak te fyerjes ndaj referit kryesore te ndeshjes  B.Gashi( ne ndeshjen Kf Kika Kf Ferizaj) sipas raportit dhe protokolit te ndeshjes

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.167dt. 10.04.2018