Khabib flet pas meçit të shekullit, ja çfarë thotë për përleshjen masive

Përballja historike mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Khabib arriti të mbrojë titullin e peshës së lehtë në UFC, por ajo që bëri pastaj, shndërroi gjithë T-Mobile Arenan në Las Vegas në një kaos të vërtetë.

Rusi kërkoi rrethojat e oktagonit dhe u përlesh me skuadrën e McGregor.

Pas ndeshjes, Khabib kërkoi ndjesë për atë që ndodhi.

“Më vjen shumë keq, por ai e filloi atë. Ju e patë të gjithë se çfarë bëri McGregor para ndeshjes”, deklaroi Khabib, përcjellë Gazeta Olle.

capture-20181007-071215-780x439_1538889744-1654993