KH Besa vazhdon nënshkrimet me tre hendbollistë

KH Besa ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me tre hendbollistë.

Pejanët edhe këtë vit priten të marrin pjesë në garat evropiane, shkruan GazetaOlle.com.

Jon Muqolli, Elion Vokshi e Yll Muqolli janë nënshkrimet e fundit te kjo skuadër.

“KH Besa Famgas konfirmon që ka arritur marrëveshje me 3 lojtarët , Jon Muqolli Elion Vokshi Yll Muqolli , për nënshkrimin e kontratës së re. Lojtaret janë pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Peja”, njofton KH Besa.