KFF Feronikeli shembull i mirë i organizimit: Kushte ideale për stërvitje, paguhemi 12 muaj

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në ditën e premte.

Krejt kjo pas përhapjesë së pandemisë, koronavirus, e cila ka prekur gjithë botën, e për fat të keq, po shkakton edhe pasoja në njerëz.

Gjatë ditës, gazeta ka kontaktuar me drejtuesit e skuadrës së Feronikelit, më saktë të skuadrës në konkurrencën e femrave.

Zëdhënsi për media, dhe kapitenja e skuadrës, folën për sfidat që kjo skuadër përballet, por edhe për objektivat e ekipit gjatë këtij edicioni.

Skuadra e Feronikelit këtë edicion.

Krasniqi: Presidenti Ramaj sjelli futbolliste cilësore, triumfi në ligë, synim i skuadrës

Zëdhënsi i klubit të Feronikelit, Erlind Krasniqi, për gazetën tha se skuadra e Feronikelit në konkurrencën e femrave këtë vit synon triumfin në ligë, duke parë edhe renditjen tabelore.

“Objektiv i vashave është i njëjte si çdo vit, triumfi në ligë.  Kemi futbolliste që luajnë për Kombëtaren e Kosovës edhe atë te Shqipërisë. Atmosfera është shume e mire, kushtet për stërvitje janë ideale, stërviten në fushën sintetike atu ku kohë pas kohe stërvit edhe ekipi i meshkujve”, tha Krasniqi fillimisht për Gazeta Olle.

“Presidenti Ramaj e ka shty klubin përpara duke transferu lojtare kualitative, klubi është në Superligen e femrave ne vendin e dyte me pikë të barabarta me të parin dhe është pretendent për titull”, shtoi ai.

Erlind Krasniqi

Kastrati, kapitene e ekipit: Të kënaqura me kushtet në skuadër, luftojmë deri në fund për titull kampioni

Feride Kastrati, kapitene e ekipit e vetdishme për sfidat e këtij edicioni, tha se objektiv i tyre do të jetë titulli kampion, ndërsa shtoi se kushtet që kanë në skuadër janë shembull për të gjithë në Kosovë.

“Jemi shumë të kënaqura sa i përketë kushteve aktuale te cilat i posedon një klub siç është Feronikeli, duke filluar nga fushat qe shumica e klubeve tjera hasinë ne probleme me fushën ku zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet, për fat ne nuk e kemi atë problem. Duke marre parasysh pagat, mund te them lirisht se jemi ekipi me serioz ne Kosove qe marrin page 12 muaj. Secili ekip ne futbollin femëror ne Kosove duhet ti plotësoj se paku kushtet elementare qe sa më shume te ngritët niveli i futbollit femëror ne vendin tone. Duke fillu nga fusha,rekuizitat e ndryshme, pagat mujore qe janë shtyesi kryesor tek ne,e shumë gjera tjera qe janë te nevojshme për femrat qe merren me futboll”, tha fillimisht Kastrati.

Feride Kastrati

Tutje, ajo ka folur për objektivat e kampionatit, duke shtuar se do të luftojnë deri në fund për titull kampioni.

“Jemi me pikë të njëjta me ekipin e Mitrovicës, ku në pjesën e parë te sezonit jemi ndarë baras 0-0 në Drenas. Ndeshja e radhës do te jetë vendimtare për te dyja ekipet, sepse ajo ndeshje do të përcaktojë gjithçka për sa i përket kampionit te ri të Kosovës. Ne si ekip jemi përgatitur dhe vazhdojmë te punojmë drejt qëllimeve që ia kemi caktuar vetes. Në Mitrovicë do të tregojmë gjithë potencialin që kemi si ekip dhe me mjaft seriozitet do të luftojmë deri ne fund qe ta arrijmë titullin e kampionit”, shtoi ajo.

Pezullimi i kampionatit nga koronavirusi?

“Pezullimi i kampionatit po paraqet mjaft probleme për neve si ekip,duke marrë parasysh gjithë ato përgatitje që kemi bërë, mirëpo ne jemi duke punuar me plan program të cilin trajneri e ka përpiluar për të gjitha futbollistetë dhe secila po mundohemi që t’i përmbahemi që forma jonë fizike të qëndrojë edhe gjatë kësaj kohe. Edhe ana psikologjike është prekur mjaft shumë duke parë ndodhitë e fundit ne vendin tonë. Shpresojë që sa më shpejtë ta kalojmë ketë sfidë të gjithë së bashku,t’i përfillim rregullat ti pastrojmë duart sa me shumë, të qëndrojmë sa me larg kontaktit me njerëzit, si dhe të mundohemi te rrimë sa më shumë në shtëpitë tona. Ne do t’ia dalim dhe do ti kthehemi normalitetit shumë shpejt me shpresën që të gjithë do te jemi mirë me shëndet”, përfundoj ajo.

Fusha ku bëjnë stërvitjen futbollistet e kësaj skuadre.

Feronikeli, këtë edicion po bën paraqitje fantastike, duke u renditur në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës për femra, me pikë të njëjta me Mitrovicën, e cila është edhe kampione aktuale në vend./V.Ibishi – Gazeta Olle