Këtu po përgatitet karateistët kosovarë për garat ndërkombëtare

Viti 2017 do të jetë vit i sfidave për karateistët e Përfaqësueses së Kosovës. Karateistët tanë përgatiten për garën që do të mbahet në Kroaci, me synime të kthehen me medalje.

“Të gjithë garuesit pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Grand Prix Croatia 2017”, do të kenë një stërvitje te përbashkët me kampionin e shumëfishtë Fehmi Mahallën. Stërvitja do te mbahet te enjten në sallën moderne sportive ‘Habit Krasniqi’, Matiqan në Prishtinë, në shkollën amerikane ‘Prishtina High School’, duke filluar nga ora 17:00.

Në stërvitje mund te marrin pjesë edhe garues që kanë dëshirë edhe pse nuk janë në listë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “Grand Prix Croatia 2017””, bëhet e ditur nga Federata e Karatesë e Kosovës.

Në fakt, Mahalla në fanellën e kombëtares së Zvicrës ka qenë kampion i Europës në Tenerife në vitin 2005.

loading...