Ketsedilis ka një mesazh për Plisat dhe Sigal Prishtinën

Kundërshtari i Sigal Prishtinës në kuadër të EuroCup, është edhe skuadra nga Qipro AEK Larnaca. Trajneri i skuadrës qipriote George Ketselidis, në një prononcim për GazetaOlle.com ka folur për mundësit e skaudrës së tij dhe Sigal Prishtinën.

Ketselidis ka folur për grupin duke e cilësuar si shumë të vështirë. “Mund të ju them se është një grup i vështirë. Sigurisht Astan është një nder ekipet favorite për shkak edhe të buxhetit të cilin ka por edhe dy ekipet tjera janë vërtet skuadra shumë të mira”, u shpreh Ketselidis.

Ndryshe ai foli edhe për skuadrën e Prishtinës, duke treguar se njeh mjaftë mirë kryeqytetasit. “Prishtina sezonin e kaluar ka pasur një ekip shumë të mirë. Ata kishin lojtarët e huaj shumë të mirë duke u nisur nga Bavqiq të cilin e njoh mjaft mirë. Kishin edhe Dardan Berishën mirëpo tani kanë rikthyer në ekip edhe Yll Kaçanikun, i cili është një lojtar shumë i mirë”, thekosi Gegore.

Trajneri i Larncas, ka folur edhe për tifozët Plisat duke thënë se në Prishtinë krijohet një atmosferë e zjarrtë. “Kam dëgjuar edhe për tifozët e tyre e di se ata kanë një mbështetës të zjarrtë”, përfundoi Ketselidis për GazetaOlle.com.