UEFA dyshon në kurdisje, vëzhgon tri ndeshjet e ditës në futbollin kosovar

Zyrtar të UEFA-s sot do ti vëzhgojnë tri ndeshje të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Vushtrria – Ramiz Sadiku, Trepça – Kika dhe Vitia – Vllaznia janë duelet që do të vëzhgohen.

Gazeta inFokus nga burime brenda FFK-së merr vesh që këto ndeshje do të vëzhgohen nga zyrtarë të UEFA-së të specializuar për të vëzhguar ndeshje që mund të jenë të kurdisura.