Këto skuadra e duan Higuainin

Sulmuesi i Napoli, Gonzalo Higuain është duke u kërkuar nga klubet e mëdha në Itali, Angli, Spanjë dhe Francë, por ai nuk do të shitet me çmim të ulët .

Argjentinasi besohet se ka kërkar një largim nga San Paolo gjatë kësaj vere pasi dështuan të kualifikohen për në Ligës së Kampionëve.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Chelsea kanë pasur një ofertë prej 40 milionë eurosh, por në garë janë futur edhe Manchester United për të zëvendësuar Falcao e larguar por dhe Robin Van Persie që mund të largohet.

Gazeta gjithashtu beson se Paris Sant Germain e duan 27 vjeçarin, duke mos përjashtuar edhe interisimin nga La Liga me Atletico Madridin që janë duke e vëzhguar situatën.

Nuk harrohet as Juventus që është i gatshëm të thyej shumë e skuadrave konkurrente me një çmim prej 60 milionë euro.

Megjithatë, raportet thonë se presidenti Aurelio De Laurentiis ka vënë një çmim dhe ai është 100 milionë euro.