Këto janë ndeshjet ku gjykojnë gjyqtarët e Kosovës, edhe Përparim Hasani me punë në Maltë

Krahas ndeshjes së elitës së futbollit maltez (e shtunë), St. Andrews – Floriana, e cila do të drejtohet nga kryesori Genc Nuza me asistentët Besnik Morina e Selami Haziri si dhe Besfort Kosumi si i katërti, ky i fundit do ta ketë rastin të gjykojë edhe si kryesor.

Kosumi të dielën do ta ‘ndajë mejdanin’ në Ligën e Parë (Division 1) të futbollit të Maltës në ndeshjen Sirens – Pieta. Kosumi do t’i ketë asistentët e njëjtë, kurse Nuza do të jetë i katërti.

Kujtojmë se në Maltë si kontrollor në dy ndeshje me gjytarë të këtij vendi do të jetë edhe Përparim Hasani.