Këto janë fjalët e parë të Mehës si lojtar i Konyaspor

Mesfushori shqiptar Alban Meha, i është bashkuar skuadrës së tij të re Konyaspor.

Ai i është bashkuar skuadrës së tij në stërvitje duke u njoftuar me bashkëlojtarët e tij të ri. Pas kësaj Meha ka zbuluar se ka refuzuar oferta nga disa skuadra për tu bashkuar me ekipin turk.

“Kam pasur shumë oferta nga disa skuadra prej Bundesligas. Mirëpo vendosa të nënshkruaj këtu pasi projekti i ekipi më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe kjo është arsyeja pse jam këtu”, deklaroi Meha. (GazetaOlle.com).