Këto janë fjalët e Milot Rashicës pas rikthimit nga lëndimi

Milot Rashica tashmë është rikthyer 100 për qind nga lëndimi i cili e mbajti afro 3 javë jashtë fushave.

Ylli kosovar dje nga faqja zyrtare e Werderit u bë e ditur se do të jetë i gatshëm për takimin e radhës që kjo skuadër do të luajë në Bundesligë, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë rikthim në fushë ka shkruar edhe vetë futbollisti vushtrrias në rrjetet sociale.

“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica.