Këto janë fanellat e Dritës për edicionin e ardhshëm

E gjithë vëmendja ishte te prezantimi i Betim Haxhimusa te Drita.

prishtina drita

Por, bardh e kaltërit zbuluan një detaj pa dashje teksa prezantuan sulmuesin ferizajas.

Bëhet fjalë për fanelat e reja të gjilanasve të cilat do ti bartin në edicionin e ardhshëm, derisa ngjyrat tradicionale janë gërshetuar në një dizajn të përkyer nga marka e njohur e veshjeve “Givova”, shkruan Gazetasheshi.com.

Zyrtarizimi i fanelave ende nuk është bërë në faqen zyrtare të klubit, por tashmë ka filluar interesimi i tifozëve të Dritës për ta patur një fanelë të tillë.