Këto janë dy skuadrat që ende nuk kanë fituar asnjë pikë

Flamurtari dhe Vllaznia e Pozharanit edhe pse me shumë përforcime dhe me bujë u inkuadruan në Superligë, ende janë me zero pikë.

Flamurtari pak edhe për ‘faj’ të orarit, pasi që në dy ndeshjet e para kanë luajtur ndaj Trepçës ’89 dhe Prishtinës, dy pretendentëve kryesor për titull.

flamurtari

Në anën tjetër edhe Vllaznia nuk kishte orar të mirë, pasi luajti me Feronikelin dhe Llapin, ku humbi dy herë, shkruan GazetaOlle.com.

vllaznia ferizaj

Edhe pse me trajner me përvojë në Superligë, skuadrat nuk po gjenden mirë në këtë fillim.

Pushimi këtë javë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare mund tu kryej punë skuadrave që të konsolidohen. /olle/