Këto janë dy opsionet e Namanit

Hamdi Namani me shumë gjasa mund të mos vazhdojë bashkëpunimin me Llapin.

Kapiteni i kësaj skuadre i ka dy oferta tejet serioze dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen, shkruan Gazetasheshi.com.

Mesfushori i njohur po kërkohet nga Tirana dhe marrëveshja është shumë afër. Llapjanin e ndajnë vetëm edhe disa detaje të vogla nga transferimi te ekipi i Ze Marias.

Ndërkohë, pista e dytë e lojtarit është Feronikeli.

hamdinamani

Në rast të dështimit të transferit në kryeqytetin shqiptar, Namani mund të përfundojë te skuadra nga Drenasi.

Kësisoj, gjasat që ai të qëndrojë te Llapi janë të vogla.

Për këtë arsye skuadra ka angazhuar Arbnor Ramadanin nga Drita, derisa është afër marrëveshjes edhe me Behar Maliqin.