Këto janë dënimet që morën Tirana dhe Partizani pas sjelljeve të turpshme të tifozëve në derbi

Derbi i madh, Tirana – Partizani së fundi ka sjellë shumë incidente në tribunat e dy tifozërive.

Tashmë, Komisioni Disiplinor në kuadër të FSHF-së, ka publikuar edhe dënimet për  dy skuadrat, përcjell Gazeta Olle.

Tirana si organizatore e ndeshjes është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë dhe 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro).

Gjithashtu pjesa G3 e stadiumit “Selman Stërmasi” ku ishin vendosur tifozët “Capital Crew” do të mbyllte përkohësisht nga KD.

Kurse, Partizani gjithashtu është dënuar me dy ndeshje pa shikues dhe 100 mijë lekë gjobë.

Më poshtë vendimet komplete:

1. KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organzimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij. Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”. Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm: – Elton Bande – Alban Rexha – Getard Celiku – Mateos Majani – Aksel Manxhari – Thanas Bendo – Bledar Luga – Gentian Qosja

2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.