Këto janë 10 transferimet më të qëlluara në Superligë (FOTO)

Transferimet. Shumë skuadrave iu ndezën e shumë të tjerave jo. Shumë morën nga 10-12 lojtarë, por nuk iu afruan as për së afërmi qëllimeve.

Gazetaolle.com ua sjell 10 transferimet më të qëlluara deri më tani.

Florim Berbatovci (Prishtina – Liria)

Lojtari që ka ndërruar skuadër dhe ka eksploduar më shumë është pa dyshim Florim Berbatovci. Sulmuesi ka shënuar shtatë herë më skuadrën e tij të re duke i treguar Prishtinës që gaboi rëndë që nuk i dha hapësira në fillim dhe pastaj që e lëshoi.

Mevlan Zeka (Vëllaznimi – Feronikeli)

Sulmuesi gjakovar është duke e treguar potencialin e tij të skuadra kampione. Edhe pse ai nuk është statues në të gjitha ndeshjet, kur i ipet rastri tregon vetën. Zeka ka shënuar katër herë për Niklin këtë sezon.

zeka

Leutrim Bekteshi (Trepca ’89 – Besa)

Mbrojtësi mitrovicas kaloi nga 89-shi te Besa, kur nuk e priti askush. Bekteshi ka gjetur vetën e tij te Besa dhe së bashku me bashkëlojtarët ka arritur edhe rekorde duke mos pranuar gola si vendas.  Tani te 89-shi sigurt e qajnë largimin e tij.

bekteshi

Enis Zabërxha (Hajvalia – Llapi)

‘Zabihno’ u largua me zhurmë nga Hajvalia dhe skuadra ku gjeti strehim ishte Llapi. Sulmuesi vushtrrias gjendet mirë të skuadrat llapjane dhe këtë e tregoi edhe me bardhëekaltërit ku shënoi katër herë.

Zabergja

Petrit Tahiri (Vushtrria – Hajvalia)

Njëri ndër portierët më të mirë në vend, Petrit Tahiri kishte lënë Vushtrrinë pasi kishte harruar kur kishte parë para me sy për Hajvalinë. Në fillim nuk ruajti portën pasi kishte thyer gishtin, por me tu rikthyer, kthehu edhe qetësinë te porta e skuadrës së tij.

tahiri

Besnik Krasniqi (Istogu – Gjilani)

Mbrojrësi i djathtë më kualitativ në Kosovë, Besnik Krasniqi, nuk kishte arritur të merrej vesh as me Istogun e as me Prishtinën për të vazhduar karrierën në Gjilan. Zgjedhja doli e mirë edhe për Gjilanin edhe për lojtari, pasi ‘Besi’ shënoi dy herë dhe asistoi disa herë të tjera. Krasniqi duhet të ruajë nervat më shumë  pasi kartonët ishin të shumtë.

besniku

Mentor Zhdrella (Prishtina – Feronikeli)

Pas një sezoni të dështuar totalisht të Prishtina, ku ishte vetëm hija e Zhdrellës, mesfushori ka filluar të tregojë vetën me fanellën e Feronikelit. Skuadra nga Drenasi fitoi luftën me Besën për Zhdrellën dhe transferimi i tij doli të jetë i qëlluar pasi e ka ndihmua skuadrën me pesë gola.

Zhdrella

Taulant Dajaku (lojtar i lirë)

Dajaku kishte pauzuar gjashtë muaj, por u kthye në Drenicë si lojtarë i lirë. Ai shkëlqeu në këto 16 ndeshje duke shënuar pesë herë.

dajaku

Gëzim Rusi (Ferizaj – Gjilani)

Këmbëshpejti ferizajas nuk erdhi me bujë të madhe te Gjilani, por u shndërrua në lojtar kyç për pak kohë. Ai ka shënuar katër herë edhe pse ka munguar në disa ndeshje.

rusi

Leutrim Kadriu ( 2 Korriku – Llapi)

Mbrojtësi shtatlartë erdhi nga 2 Korriku te Llapi për t’i dhënë stabilitet në mbrojtje kësaj skuadre. Ai është një nga transferimet më të qëlluar në këtë afat kalimtar.

kadriu

 

/olle/