Këto ishin dy rezultatet super-befasuese në Kategorinë Superiore të Shqipërisë

Futbolli shqiptar sot ka dhuruar dy befasi.

Së pari, Partizani si kampion aktual është mposhtur në udhëtim te Laçi i Sulejman Starovës me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Olle.

Humbje sot ka pësuar edhe nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi.

Veriorët janë mposhtur 2-1 nga skuadra e Bylysit.

Pas katër xhirosh në tabelë kryeson Tirana me 10 pikë.

Pas tyre vjen, Teuta e Bledi Shkëmbit me 8 sosh.