“Këto dy skuadra të mëdha janë zhgënjim”

Gazetari Tomor Grabovci duke e bërë analizën e kampionatit, ka thënë se zhgënjim është Besa dhe Vëllaznimi.

Sipas tij Llapi nuk është më befasi pasi po ka ecuri të mirë në kohën e fundit.

“Besa dhe Vëllaznimi janë klube të mëdha, nga treva të mëdha, por janë zhgënjimi i kampionatit”.

“Te Besa nuk po shoh që ka as shpresa në prapavijë”.

“Sa i përket Llapit, nuk është befasi, pasi ka organizim të mirë.  Edhe kampionatin e shkuar, Llapi luajti mirë”, ka thënë Grabovci në emisionin 2 me 1.

Image result for tomor grabovci