Këtë e bën xhudo, Kosova mbi Serbinë falë Norës dhe Distrisë (Foto)

Ka përfunduar turneu i Xhudos që u zhvillua në Hagë të Holandës.

Kosova nga ky Grand Prix u kthye me dy medalje të arta të fituara.

Nora Gjakova triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogram dhe Distria Krasniqi në atë deri në 52 kilogram.

Kosova në këtë garë renditet në pozitën e katërt pas Holandës, Rusisë dhe Mongolisë, duke lënë mbrapa Serbinë.

Kosova ka mundur të kthehet edhe me një medalje më shumë sikurse fati sportiv të ishte me Akil Gjakovën.

DPD8NqXW4AA-BVw