Këta janë transferet e huaja të ardhur deri më tani në Superligë të Kosovës

Edicionet e fundit në futbollin kosovar, kanë sjellë shumë futbollist të huaj në elitën e  futbollit kosovar.

Por këtë vit deri më tani vetëm dy prej tyre kanë zbarkuar në Kosovë dhe atë nga kampionati maqedonas i futbollit, shkruan futbollikosovar.com.

Borce Manevski

I ardhur te skuadra e Ballkanit, sulmuesi 32 vjeçar me një karrierë të madhe ndërsa së fundi ishte pjesë e Pelisterit në Maqedoni.

Manevski më parë ka luajtur te skuadrat si Vardar, Pobeda, Milano Kumanovë, ndërsa karrierë ka pasur edhe në Poloni e Tajlandë.

Alen Jasharoski

Sulmuesi shtatlartë, u prezantua sot te Prishtina i ardhur nga FC Shkupi.

26 vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Shkupit në edicionin që shkoj, duke arritur që të kualifikohen edhe në Evropa Ligë.

Ardhja e tij te Prishtina rritë shumë konkurrencën në qendër të sulmit ku tashmë do luftojnë tre futbollist të cilët janë Basid  Khalid, Ahmet Januzi si dhe Jasharoski.