Këta janë pesë shqiptarët më të shtrenjtë

Vlera e futbollistëve shqiptarë në treg, ka filluar të rritet, dhe kjo falë paraqitjeve të mira të tyre në skuadrat ku luajnë.

Në këto momente, kush tjetër pos Shkëlzen Gashit, mund të jetë më i shtrenjti.

Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke e ndihmuar skuadrën të arrij titullin e kampionit, ndërsa vetë, u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit, shkruan Indeksonline.

Pas Gashit, është Elseid Hysaj, që po shkel syrin e disa skuadrave në Itali, ndërsa Napoli, mbetet më e interesuara. Hysaj, cilësohet si futbollisti i dytë më i shtrenjtë i kombëtares shqiptare.

Në pjesën e mëposhtme, mund t’i shikoni pesë futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares.

Shkëlzen Gashi, 9 milionë

Elseid Hysaj, 8 milionë

Ergys Kaçe, 5 milionë

Taulant Xhaka, 2,5 milionë

Sokol Cikalleshi, 2 milionë