Kështu u vlerësua Milot Rashica pas ndeshjes së sotme!

Milot Rashica po vazhdon të mos shënoi në portat kundërshtare ndeshjet e fundit.

Ylli kosovar i Werdre Bremenit një gjë të tillë nuk ka arritur ta bëjë as sot në fitoren 1-0 në udhëtim te Fraiburgi, shkruan Gazeta Olle.

Anësori luajti në këtë takim për 82-të minuta, ndërsa pas ndeshjes u notua me notën 6.5.

Ishte kjo ndeshja e dhjetë pa shënuar e Rashicës, ndërsa goli i tij i fundit ishte në dhjetor ndaj Bayern Munchenit.

Kështu, Rashica ka hy në një seri negative të statistikave personale të tij.

Ndërsa me gjasë, gjatë afatit kalimtar të verës do të ndaj rrugët me Werderin./Gazeta OLLE