Kështu u paraqitën futbollistët e Kosovës në Ligën e Evropës sot

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e sotme të Ligës së Evropës.

Edon Zhegrova sot debutoi me Baselin në këtë kompeticion, shkruan Gazeta Olle.

Talenti kosovar luajti për 88-të minuta në fitore 2:1 të skuadrës së tij ndaj Getafes.

Te Trabzonspor, Donis Avdijaj ishte titullar dhe luajti për 65-ta ndaj rusëve të Krasnodarit.

E Valon Berisha kishte vetëm 8 minuta në dispozicion nga Simone Inzagi në takimin e sotëm.

Ndërsa i vetmi që nuk kishte asnjë minutë sot në Ligën e Evropës ishte mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda./GazetaOlle