Kështu u mbyll ndeshja e skuadrës kosovare në Ligën e Kampionëve

Luboteni është eliminuar nga garat evropiane në volejboll pasi është mposhtur në duelin e dyfishtë nga skuadra holandeze, Abiant Lycurgus.

Kampioni i Kosovës kishte humbur në shtëpi javën e kaluar 0:3 në sete dhe nuk kishte gjasa për ta rikthyer rezultatin.

Dhe, ashtu siç pritej, ferizajasit u mundën edhe në ndeshjen e kthimit, e cila u zhvillua sonte në Groningen të Holandës 0:3 në sete, 20:25, 16:25 e 14:25.

Kështu, merr fund eksperienca evropiane e Lubotenit.