Kështu u eliminua skuadra kosovare nga garat evropiane

Vashat ferizajase janë mposhtur sonte në Finlandë nga ekipi vendës, OrPo Orivesi 3:0 në sete, duke i dhënë kështu fund eksperiencës në Challenge Cup.

Në fakt, skuadra kosovare e kishte humbur ndeshjen e parë të së 16-ës së finales nga finlandezet në shtëpi në dhjetor të vitit që shkoi, 0:3 në sete, ndërsa u mposhtën edhe në atë të kthimit.

Orivesi e mbylli setin e parë për 24 minuta, 25:17, ndërsa ai i dytë përfundoi 25:18 (27 minuta) po ashtu për vendëset.

Në setin e tretë finlandezet fituan 25:19 për 26 minuta, për ta mbyllur krejt lojën me rezultat të përgjithshëm 75:54, respektivisht për 77 minuta.Kastrioti ishte skuadra e fundit kosovare që kishte mbetur në gara evropiane për këtë sezon. /Zëri/

volejboll